Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj: Polici ka detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike


Ministri i Brendshëm Lleshaj deklaroi mbrëmjen e sotme se dhuna është monopol i shtetit dhe se punonjësi i policisë ka të drejtë të ushtrojë dhunë në dobi publike.

Ai ishte i ftuar në emisionin Java në RTSH ku shtoi se nëse dikush shkel ligjin duhet të jetë gati të përballet me pasojat.

“Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Dhuna është monopol i shtetit dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën është në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat.” – tha Lleshaj.

Lidhur me rastin e dhunës ndaj gazetarit Lela, ministri tha se ai kishte ndërhyrë me duar ndaj policeve femra që po shoqëronin një proestuese femër, ish-deputeten e LSI-së, Silva Caka.

“Gazetari ka qenë aty nuk e dinë çfarë statusi, por ka ndërhyrë në një moment kur tre punonjëse policie femra po përpiqenin të ndalonin një protestuese femër. Një standard që e aplikojmë me sforco të madhe, Policia shqiptare po përpiqet ta realizojë këtë për etikë të shtuar. Nuk i shkonte për etikë, një mashkulli, gazetari, të ndërhynte me dorë ndaj punonjësve ferma që ishin aty, gjë që e ka bërë provokimin edhe më të madh në sytë e punonjësve meshkuj të policisë. Ne na bënë bashkë ligji, kushtetuta, kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër penale. Tani, nëse ti merr përsipër të kryesh një vepër që kodi penal e sheh të tillë, duhet të jesh i gatshëm dhe për konseguencat e tij.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *