Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon ambasadorin e Britanisë: Angazhimi për Platformën me qëllim avancimin e agjendës së integrimit në BE


Kreu i Shtetit, Ilir Meta priti në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Meta falënderoi ambasadorin për angazhimin e tij për të ndihmuar palët për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Meta në këtë takim theksoi angazhimin e tij për Platformën të bërë publike sot e cila ka për qëllim avancimin e agjendës të integrimit evropian të Shqipërisë.

Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e Britanisë Madhe, Sh.T.Z Duncan Norman.
E falenderova për angazhimin e Tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.
Theksova angazhimin tim për Platformën (Non Paper) të 8 prillit të bërë publike sot me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkova një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.
Gjithashtu shpreha keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog”-
shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *