Vendosni fjalën kyçe....

Meta videokonferencë me Europa Nostra-n: Hetim ndërkombëtar për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar


Presidenti Meta ka zhvilluar një videokonferencë me përfaqësuesit e Europa Nostra.

Kreu i shtetit i falenderoi tre përfaqësuesit për angazhimin dhe vëmendjen e treguar për promovimin e ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike të Shqipërisë.

Pjesë e videokonferencës nga ana e Europa Nostras ishin zv.presidenti ekzekutiv, Guy Clausse, Sekretarja e Përgjithshme, Sneska Quaedvlieg-Michailovic dhe anëtari i bordit, Profesor Paolo Vitti.

Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.

Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë.” – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të Europa Nostra, Profesor Paolo Vitti.

Ndërsa Meta shtoi se nga sot ishte anëtari më i ri i Europa Nostra.

“Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra.” – u shpreh Presidenti Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *