Pas ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, edhe Kryeministri Edi Rama përshëndeti deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha se nuk ishte tërhequr nga Reforma Zgjedhore.
Në reagimin e tij Rama, e ka quajtur vendimin e kundërshtarit të tij për t’u përshëndetur, duke shtuar se këtë herë duhet të vazhdojë deri në mbyllje me konsensus.
“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”-shkruan Rama.