Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka mbështetur deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, madje ai e përforcoi duke thënë se vetë si President ka kërkuar që të mos bëhen lojëra me Reformën në Drejtësi.
“Kur kam parasysh këshillin politik, kam parasysh jo vetëm atë të reformës zgjedhore, të gjitha çështjet që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale. Ndaj janë dhënë këto kushte se kemi problem me legjitimitetin e sistemit demokratik, që nga parlamenti, gjykata kushtetuese dhe kërkohet rivendosja e legjitimitetit të institucioneve, unë kam 4 vjet që u them stop lojëra me reformën në drejtësi. Ambasadorja e SHBA ka shumë të drejt, kaluan 4 vjet dhe shohim vetëm lojëra dhe nuk shohim produkt konkret, shikoni renditjet e Shqipërisë, shikoni kushtet në 2016 që kur u dha rekomandimi pozitiv dhe shikojini sa janë tani”- tha Meta.