Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk më ka kthyer përgjigje për planin me 14 pika, reagon Kryeministri: Nuk kam marrë asnjë platformë


Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Presidentit Ilir Meta se i ka dërguar platformën me 14 pika por që nuk ka marrë përgjigje.

Rama e ka mohuar se ka marrë një platformë të tillë nga Presidenti por është shprehur i gatshëm të ulet me opozitën brenda dhe jashtë parlamentit dhe partnerët e Reformës në Drejtësi për të sheshuar të gjitha mosmarrëveshjet.

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la”.

Më tej Rama thotë se rasti i miratimit të planit për veprimin për negociatat është rasti më i mirë të mblidhet Presidenti, opozita dhe institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë në një tryezë me karta të hapura.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura”-tha kreu i qeverisë.

Rama ka kërkuar që presidenti dhe opozita të lenë ultimatumet.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *