Vendosni fjalën kyçe....

Replikat me Presidentin për platformën me 14 pika, reagon sërish Rama: Që unë s’gënjej Meta e ka shkruar vetë, nuk di që Yuri Kim të mbulojë shërbimin postar


Mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta kanë vijuar replikat lidhur me platformën me 14 pika të Kreut të Shtetit tashmë të bërë publike.

Rama këtë herë thotë se edhe vetë Meta e thotë që ai nuk gënjen dhe se nuk e di që ambasadorja amerikane të mbulojë shërbimin postar.  

Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe Integrimit”-shkruan Rama.

Fillesë e këtyre replikave është bërë deklarata e Presidentit Meta në daljen për mediat ku tha se i ka dërguar Kryeministrit Rama platformën me 14 pika që në datën 8 prill por nuk kishte marrë përgjigje.

Rama reagoi pas kësaj deklarate dhe tha që nuk ka amrrë asnjë platformë me 14 pika por u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, presidentin dhe faktorin ndërkombëtar.

Pas kësaj ishte Meta i cili reagoi duke thënë se Rama gënjen dhe se ai i kishte bërë me dije edhe ambasadores amerikane Yuri Kim platformën me 14 pika.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *