Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi emëron këshilltar për integrimin Knut Fleckenstein


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka emëruar si këshilltar për integrimin ish-raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

Në dokumentin me firmën e Ruçit ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm që të zbatojë vendimin.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i PE në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.

Në mediumin shqiptar Fleckenstein është një person polemik pasi në emrin e tij palët politike janë përplasur disa herë lidhur me procesin e integrimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *