Vendosni fjalën kyçe....

U akuzua nga familjarët për vdekjen e të miturit, reagon bashkia e Beratit: Po kontrollojmë linjat e korrentit


Një fëmijë i mitur ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Berat. Ai humbi jetën teksa po luante në tunelin e vendosur për dekorin e festave të fundvitit.

Bashkia e Beratit ka deklaruar se ka nisur menjëherë inspektimin e sinjalistikës rrugore e linjave të ndriçimit.

Familjarët e të miturit nga ana e tyre kanë bërë përgjegjëse bashkinë e Beratit për moskontrollimin e e telave të energjisë në zbukurime e vendosura në parkun e qytetit ku luajnë fëmijët.

Ata kanë bërë thirrje që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm teks ai mituri po luante pranë zbukurimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *