Vendosni fjalën kyçe....

Alarmi – Shumëfishohen vetëvrasjet në SHBA brenda një muaji, kapërcejnë vdekjet nga Covid-19


Pas dy muaj bllokimi lidhur me Covid-19, mjekët në një klinikë në Kaliforni thonë se ata kanë parë më shumë vetëvrasje sesa vdekjet lidhur me Covid-19. Por shenjat paralajmëruese ishin atje që nga dita e parë.

“Ne kemi parë përpjekje për vetëvrasje brenda katër javëve të fundit aq sa marrim zakonisht në një vit.” – tha për mediat Dr. Mike deBoisblanc, kirurg i traumës në Qendrën Mjekësore ‘John Muir’ në Walnut Creek, Kaliforni, duke pohuar se qendra kishte parë më shumë vdekje nga vetëvrasja gjatë periudhës së bllokimit dy-mujor sesa vdekjet nga koronavirusi.

Jo vetëm që numri i përpjekjeve është ‘i pashembullt’ por është edhe serioziteti i tyre, sipas një infermiereje të traumës në klinikë.

“Unë kurrë nuk kam parë aq shumë lëndime të qëllimshme.” – dëshmoi infermierja Kacey Hansen, duke shtuar se vdekjet janë kryesisht të rritur të cilët as nuk kanë ndërmend që të kërkojnë ndihmë.

“Ata e kanë ndarë mendjen që të vdesin.” – shtoi ajo.

Mbi 500 mjekë nënshkruan një letër drejtuar Presidentit Donald Trump në fillim të kësaj jave duke iu lutur atij që t’i jepte fund mbylljes ekonomike, të cilën e quajtën një ‘incident me vdekje masive’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *