Vendosni fjalën kyçe....

“Aligatori i Hitlerit” ngordh në Kopshtin Zoologjik të Moskës, më jetëgjati në llojin e tij


Një aligator 84-vjeçar ka ngordhur në Kopshtin Zoologjik të Moskës.

Kafsha e quajtur ‘i përkedheluri i Hitlerit’ e kishte origjinë nga Amerika pasi raportohet se ka ardhur në jetë në vitin 1936 në SHBA.

Sipas kopshtit zoologjik të Moskës, pas lindjes së tij ai u fluturua drejt Gjermanisë dhe u vendos në Kopshtin Zoologjik të Berlinit.

Në vitin 1943, Saturni shpëtoi nga Kopshti Zoologjik kur qyteti u bombardua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush nuk e di se çfarë bëri dhe si mbijetoi derisa u gjet nga ushtarët britanikë në 1946, të cilët ia dhanë trupave sovjetike.

Pas paraqitjes së Saturnit në Moskë, njerëzit filluan të spekulojnë se kafsha nuk kishte jetuar në Kopshtin Zoologjik të Berlinit, por ishte një nga kafshët shtëpiake të shumta të Hitlerit.

Sidoqoftë, Kopshti Zoologjik i Moskës theksoi se ‘edhe sikur të ishte e vërtetë, kafshët nuk marrin pjesë në luftëra dhe politikë, kështu që është qesharake t’i fajësosh ato’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *