Pas Durrësit e Tiranës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shkuar në Shkodër për të mbledhur firma lidhur me rindërtimin e Teatrit Kombëtar.
AMT-ja kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend e ashtu siç ishte.
Në tubimin e djeshëm në Durrës, përfaqësuesit e aleancës thanë se kishin mbledhur më shumë se 6 mijë firma ndërsa ditën e sotme ata i janë drejtuar qytetit veriperëndimor.
Ata janë mbledhur pranë teatrit të Shkodrës, ‘Migjeni’.