Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha ditën e sotme se miratimi i saj varet nga shumica që po e mban peng atë.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, demokrati shtoi se opozita e bashkuar kërkon qeveri tranzitore për zgjedhjet e ardhshme, pasi ajo e mban jashtë loje qeverinë aktuale.
“Ne kërkojmë qeveri tranzitore, për shkak të kësaj qeverie ne kerkojmë qeveri tranzitore për zgjedhejt e 2021. Reforma është perimetri i zgjedhjeve, një qeveri ka deryrë të jetë neutral, shteti të jetë i ndarë nga partitë politike. Qeveria tranzitore e mban qeverinë aktuale jashtë kësaj loje që të përdorë burimet shtetërore sic e bëri me policët dhe administrates, që iu kërkoi të mblidhnin vota, që të ofrojë heqje taksash apo falje gjobash pak para zgjedhjeve.” – tha ai.
Ai shtoi se reforma në drejtësi ka probleme të rënda në strukturën e saj dhe se ajo ka dështuar tashmë.
“Reforma ka probleme të rënda në strukturën e vetë. E kam thënë edhe para 4 vitesh që dështon ky sistem brenda 5 vitesh. Jemi në vitin e katërt dhe ja ku po ndodh. Por sot i mirë apo i keq ky system, shqiptarët duhet të marrin drejtësi. I duhet prokurori funksionale.” – tha Bylykbashi.