Vendosni fjalën kyçe....

Gjiganti i makinave me qira kërkon mbrojtje nga falimentimi për shkak të Covid-19


Hertz, një nga kompanitë më të mëdha në botë për marrjen e dhënien me qira të automjeteve, ka kërkuar mbrojtje nga falimentimi, pasi biznesi u zhyt si rezultat i pandemisë Covid-19 që po ndikon rëndë kërkesën.

Korporatat në të gjithë botën kanë luftuar të qëndrojnë gjallë gjatë pandemisë. Kompania njoftoi të premten se kishte bërë kërkesë për mbrojtje falimentimi në SHBA ndërsa ristrukturon borxhet e saj. Shërbimi i marrjes me qira të makinave do të vazhdojë operacionet e tij globale, që përfshin qindra vende.

Duke shpjeguar vendimin, Hertz tha në një njoftim për shtyp se ‘ndikimi i Covid-19 në kërkesën për udhëtim kishte rënë papritur dhe në mënyrë dramatike, duke shkaktuar një rënie të papritur të të ardhurave të kompanisë dhe prenotimeve të ardhshme.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *