Agjencia Europiane për Mbrojtjen e trashëgimisë “Europa Nostra” ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për nisjen e një hetimi ndërkombëtar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore, si një burim kyç i të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kryesor të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike. Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”– shkruan Europa Nostra në një postim në Twitter.
Presidenti njoftoi sot se ishte dakord për nisjen e një hetimi ndërkombëtar për shembjen e Teatrit. Madje e konsideroi veten një anëtar të ri të Europa Nostra-s.
“Ne u pajtuam për domosdoshmërinë e fillimit të një hetimi ndërkombëtar për këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm në nivelin me të lartë të BE-së. Nga sot më konsideroni mua një anëtar të ri të Europa Nostra”, shkruante Meta.