Vendosni fjalën kyçe....

Miliarderët amerikanë u pasuruan me 434 miliardë dollarë gjatë pandemisë


Miliarderët e Amerikës janë pasuruar me 434 miliardë dollarë më shumë të gjithë bashkë, gjatë pandemisë së koronavirusit, sipas një raporti të ri.

Të dhënat që i përkasin mesit të muajit Mars deri në mes të Majit, tregojnë se më të pasurit e SHBA-së kanë përfituar nga kriza shëndetësore.

Pesë më të pasurit janë: Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett dhe Larry Ellison. Sipas raportit atyre u është rritur pasuria me një total prej 75.5 miliardë dollarë, ose 19%.

Raporti është realizuar nga organizata Amerikanët për Drejtësinë e Taksave dhe Programi i Institutit për Studime të Politikave për Pabarazinë, shkruan Fox News. Ata kanë përdorur të dhënat e revistës Forbes për 600 miliarderët në Amerikë.

Pasuria e Mark Zuckerberg, u rrit me 25 miliardë dollarë, ndërsa Jeff Bezos i Amazon fitoi 34.6 miliardë dollarë.

Elon Musk pati rritjen më të madhe, pasi vlera e tij neto u rrit me 48% në dy muaj, me 36 miliardë dollarë. Në mars, në listën e Forbes ishin 614 miliarderë. Pas 2 muajsh, janë regjistruar 630, përfshirë reperin Kanye West me 1.3 miliardë dollarë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *