Ditën e djeshme një biznesmen në Dhërmi u gjobit me një shumë prej 2 milionë lekësh (20 milionë lekësh të vjetra) vetëm pse kishte marrë nismën të pastronte plazhin para nisjes së sezonit, ndërkohë që qeveria Rama synon që të lejojë gjatë verës turizmin bregdetar.
Policia e akuzonte biznesmenin A. B se ka bërë një ndërhyrje të paligjshme në hapësirën bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte.
Por jo shumë larg, ndaj rivalit të tij është bërë një tjetër lloj trajtimi.
Siç e dëshmojnë edhe këto pamje të dërguara nga qytetarët në redaksinë e Hashtag.al, në resortin “Green Coast Resort” të biznesmenit Samir Mane gjithashtu kanë ndërhyrë me fadroma për të njëjtën gjë, por nuk po procedohet e as gjobitet.
E madje siç shihet këtu ka plot plazhistë, ndërkohë që në pjesën tjetër të vijës bregdetare të Himarës nuk është lejuar nisja e plazhit.
Pasi mori gjobën e majme, biznesmeni në fjalë reagoi ashpër në rrjetet sociale duke thënë se ai vetëm kishte bërë punën që duhej të kishte bërë bashkia për të pastruar plazhin dhe se këtë e bënte çdo fillim e fund sezoni.
A po i bën një trajtim të veçantë kryeministri Edi Rama miqve të tij si Samir Mane, duke urdhëruar drejtuesit e pushtetit lokal të Himarës t’i lënë ata të lirë në veprim e ndërsa rivalët ti ndëshkojnë me gjoba? Nëse jo, pse Samir Mane nuk është proceduar dhe gjobitur si rivali i tij? Po bashkia pse nuk e ka pastruar plazhin dhe kur një biznesmen tenton ta bëjë këtë me fondet e veta, pse e pengon dhe madje ndëshkon? /Hashtag.al
Si është lënë pjesa tjetër e plazhit