Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-të janë në Luftë të Ftohtë me Kinën pas pandemisë Covid-19” – Senatori amerikan


SHBA-të janë absolutisht të angazhuar në një Luftë të Ftohtë me Kinën, deklaroi senatori i Floridas, Rick Scott, duke akuzuar Pekinin për komplotin për ‘dominimin e botës’.

Duke folur në emisionin mëngjesit me gazetarin Hugh Hewitt, republikani i Floridas foli për trajtimin e pandemisë Covid-19 nga Pekini duke e kritikuar atë për trajtimin e tij.

I pyetur nëse marrëdhëniet midis dy superfuqive kishin hyrë në një fazë ‘Lufta e Ftohtë 2’, Scott u përgjigj: “Absolutisht!”

“As nuk vihet në dyshim. Ata janë për dominimin e botës. Ata marrin punët tona, ata marrin teknologjinë tonë, ata i fusin njerëzit në burg për fenë e tyre.” – shtoi ai.

Më herët presidenti Trump e zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kanë fajësuar Pekinin se fshehu pandeminë në bashkëpunim me OBSH-në duke shkaktuar përhapjen e tij në mbarë globin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *