Vendosni fjalën kyçe....

37 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në 1978 numri i plotë


Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 2 orëve të fundit  janë regjistruar  37 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin, shifër kjo pothuajse e njëjtë me ato të ditëve të kaluara.

 Numri më i madh i të prekurve sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 12 raste, në Kumanovë 8, në Tetovë 7, Strugë 4 dhe nga 2 raste në Prilep, Ohër dhe Shtip.

Numri i të infektuarve në Shkup më i lartë është në lagjet e banuara me popullatë shqiptare në Saraj, Çair, Gazi Babë dhe Saraj. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 11 persona të shëruar, ndërsa të dielën, nuk janë regjistruar raste të vdekjeve, për herë të parë në dhjetë ditët e fundit.

Sipas raportit, deri më tani, nga 1,978 të infektuar me koronavirus, 113 kanë vdekur, 443 janë ende aktiv ndërsa 1,422 janë shëruar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *