Avioni i linjës ajrore izraelite El Al zbarkoi në Turqi të dielën, për herë të parë pas 10 vjetësh dhe pas një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis dy vendeve.
Avioni “Dreamliner” i El Al u ul në aeroportin e Stambollit, konfirmon një zëdhënës i kompanisë.
Sipas Jerusalem Post, avioni izraelit po transporton ndihmë për Shtetet e Bashkuara, e cila po përballet me një luftë të pamëshirshme kundër pandemisë së koronavirusit.
Një krizë serioze diplomatike midis dy vendeve shpërtheu në maj të vitit 2010, kur 10 shtetas turq u vranë në një ulje të forcave speciale izraelite në anijen “Mavi Marmara”, e cila po lundronte në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe.
“Mavi Marmara” ishte në një flotë të anijeve humanitare që mbanin ndihmë në Rripin e Gazës kur komandot izraelite hipën në të në ujërat ndërkombëtare më 31 maj 2010, pasi sipas Izraelit, aty kishte aktivistë të armatosur.
Marrëdhëniet diplomatike ishin të ngrira, dhe në vitin 2016, Izraeli pagoi 20 milionë dollarë në kompensim për familjet e të vrarëve si pjesë e pajtimit.
Në gusht 2016, parlamenti turk ratifikoi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.