Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë akuza mjaft të rënda ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Zhupa thotë se Veliaj po fsheh provat e krimit që qëndrojnë nën rrënojat e Teatrit Kombëtar të shembur tashmë.
Sipas saj inertet janë hedhur në zonën e Kodrës së Yzberishtit duke kryer gjithshtu edhe një krim mjedisor.
“Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës.
Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin.
Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!”– shkruan Zhupa e cila ka publikuar edhe një video të derdhjes së inerteve në Yzberisht.