Instituti i Studimeve Politike si dhe Instituti Shqiptar i Shkencës, i janë drejtuar përmes një letre ambasadorëve, diplomatëve, organizmave ndërkombëtar në Tiranë, në të cilën renditin faktet lidhur me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.
Përmes kësaj letre ata kërkojnë që ambasadorët të ndjekin nga afër zhvillimin lidhur me procedimin në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa rendisin disa video dhe fakte që dëshmojnë për dhunën e policisë ndaj protestuesve apo shembjen e Teatrit në kundërshtim me Kushtetutën.
LETRA
AIS dhe ISP kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet e lidhura me Godinën e Teatrit Kombëtar. Veprimet institucionale të finalizuara në datën 17 Maj 2020 me prishjen e Teatrit. Momente të rëndësishme të zhvillimeve janë listuar në dokumentin “Përmbledhje e fakteve të përgatitura” dhe që dëshirojmë të ndajmë me Ju.
Kjo përmbledhje hedh dritë mbi faktin se Debati mbi Shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nuk është thjesht pjesë e konfliktit estetik apo partiak në vend. Aktet, Veprimet, Mosveprimet Institucionale sikurse Operacioni polic i daton 17 maj janë thellësisht elemente qe lidhen me Shtetin e së Drejtës dhe Demokracinë.
E gjithë veprimtaria e Parlamentit, Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë në rastin e Teatrit Kombëtar është hartuar dhe zhvilluar në opinionin tonë, në kundërshtim me Kushtetutën. Parlamenti shqiptar ka hartuar një ligj të posaçëm për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Duke hequr praktikisht dorë nga ligji i ri, Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe Vendimin, por për të njëjtin qëllim – prishjen e teatrit. Të dy këto akte janë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit i ka pranuar (të dyja) dhe ka konfirmuar se do t’i gjykojë sapo të plotësohet kuorumi.
Pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, fshehurazi dhe kundër të gjitha parimeve dhe normave të ligjit, Këshilli Bashkiak i Tiranës brenda një dite miratoi shkatërrimin e ndërtesës së teatrit kombëtar dhe brenda 24 orësh ky vendim u ekzekutua në 4.30 të mëngjesit nga Policia e Shtetit. Policia e Shtetit ka përdorur dhunë joproporcionale dhe veprimet e saj janë në shkelje të të drejtave të njeriut, në dëm të jetëve të artistëve dhe aktivistëve që ishin brenda ndërtesës së Teatrit Kombëtar.
Ky veprim erdhi pas dy vjet lufte midis autoriteteve shqiptare dhe një pjese të komunitetit artistik shqiptar dhe shtetasve që synonin “të shpëtonin” ndërtesën nga planet e qeverisë.
Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjishmërinë e vendimit të tyre dhe për të hapur dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritetet shqiptare vendosën të përdorin ditën e fundit të masave të posaçme të urgjencës shëndetësore të marra në përgjigje të epidemisë së COVID19, për të shkatërruar teatrin.
Ne u bëjmë thirrje Organizatave Ndërkombëtare, BE-së dhe miqve të Shqipërisë të ndjekin nga afër zhvillimet në procedimin në gjykatën kushtetuese të kërkesave të Presidentit Të Republikës, për të mbikqyrur të gjitha veprimet e autoriteteve të prokurorisë për hetimin e rastit të Teatrit Kombëtar dhe mosproporcionalitetit të përdorur nga forcat policore.
Ju lutem gjeni një përmbledhje të fakteve dhe Zhvillimeve dy vjecare mbi Teatrin Kombetar, këtu : Shqip dhe Anglisht
Momenti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar , video RTSH
Pamje Amatore Efektiva të armatosur me automatik brenda Godinës së Teatrit. Xhiruar nga Aktivist në Mbrojtje të Godinës (Titra Shqip), Video
Video dhe Audio (me titra), Shoqërohet gazetari Ariglon Pali. Realizuar 17 maj brenda fugonit të Policisë. Efektivi urdhëron gazetarin të fshijë atë që ka xhiruar dhe të dorëzojë celularin.
Video Amatore dalja e forcave të ndërhyrjes së shpejt me armatim nga rrethimi i godinës Mëngjes data 17 Maj 2020
Video Amatore 17 Maj 2020 – Arkitektja dhe Aktivistja Doriana Musai deshmon momentet e Shembjes se Teatrit Kombetar dhe dalja e forcave të ndërhyrjes së shpejt me armatim nga rrethimi i godinës.
Video amatore, policia nxjerr me dhunë aktorët dhe aktivistët e Teatrit Kombëtar – Video 1, Video 2
Shoqërim i Aktorit Neritan Licaj nga Policia Video amatore
Video – Foto arkiva fondi Drama Shqipe, pjesë e fondit të Letërsisë Shqiptare zhanri Dramë dhe Pjesë Teatrale, të shkuara në 50 vite nga autor shqiptar nga Kosova e Republika e Shqipërisë. Tashmë të humbura nën rrënoja. Foto përpara shembjes nga Adela Budina.
Video Protesta Qytetare dhe përplasje me Policinë gjatë orëve që shembej godina (xhiruar nga celulari B. Hysa) – Video 1, Video 2, Video 3, Video 4
Ne do të vijojmë të monitorojmë zhvillimet ligjore dhe faktike mbi këtë cëshjte.