Vendosni fjalën kyçe....

Fundjavat e mbyllura funksionojnë për njerëzit e thjeshtë por jo për resortin në Palasë


Fundjavat në vendin tonë kanë qenë të bllokuara në vendin tonë, madje qytetarët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe jo më të lejnë qytetin dhe të frekuentojnë plazhin.

Por kjo nuk ndodh për një kategori njerezish, ndërkohë që shumica rri në shtëpi disa shijojnë resortet e jugut dhe plazhet e detit Jon.

Këtë denoncim e ka bërë edhe gazetari Artan Hoxha i cili ka publikuar video dhe foto, ku lokale dhe hotele në plazhin e Palasës qëndrojnë të hapura pa u shqetësuar nga autoritetet.

Përveç lokaleve, persona të ndryshëm i kanë thyer rregullat dhe kanë shijuar shërbimin e resorteve, dhe plazhin pa u shqetësuar nga autoritetet.

“Në Borsh, Qeparo, Porto Palermo, Llaman, Himarë, Dhërmi, Drimadhes, plazhet ishin të mbyllur për qytetarët dhe bizneset. Asnjë çadër apo shezllon, nuk mund të bënte hije në breg të detit, pasi policia të largonte menjeherë, me pretendimin se po të ruante nga koronavirusi.

Ndërsa një kilometër më tej, poshtë “Rrugeve të bardha”, ndodhej Shqipëria tjetër. Parajsa e të pasurve të këtij vendi. Aty ku oligarkët, politikanët, qeveritarët, pushtetarët dhe fëmijët e tyre, shijonin cepin e fundit të virgëer të Europës. Përtej traut në plazhin e Palasës, hijeshonin vetura dhe fuoristradat luksoze.

Parkingu përbri super resortit të biznesmenit Samir Mane, që u nis për resort turistik, por përfundoi në vila lluksi për elitën e pasur të vendit, dukej si panair markash prestigjioze të automobilave. Çadrat dhe shezllonat e vendosur në radhe, muzika nga baret në kupë të qiellit, qindra të rinj, pinjolle të elitës së vendit, festonin në liri të plotë. Syri i ligjit, urdhëri i kryeministrit apo uniforma e policisë, ishin të ndaluar nga këto anë“-shkruan Hoxha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *