Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja që vdiq mbrëmë vuante nga limfoma e trurit, Ministria e Shëndetësisë: Shtohen 9 raste me COVID-19


Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin në total të të infektuarve në 998.

Ky është rezultati pas 146 testimeve të kryera në 24 orët e fundit. Rastet e reja janë: 4 në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.

Gruaja e cila ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar, vuante nga limfoma e trurit.

“Ju informojmë rreth situatës. Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete, gjatë mbrëmjes së kaluar ndërroi jetë një 64-vjeçare nga Tirana e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte” – tha Dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjithsej në vend janë 177.

TË DHËNAT E FUNDIT

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)
Testime totale: 14605
Testime molekulare: 13279
Testime serologjike: 1326
Raste pozitive: 998
Raste të shëruara: 789
Raste Aktive: 177
Humbje jete 32: (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *