Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputetja e Bashës publikon statusin provokues për ateistët


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ditën e djeshme ka publikuar një postim në rrjetet sociale, provokues ateistët.

Ajo e quajti ateizmin farë të komunizmit dhe të lidhur me diktaturën.

Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Ateizmi është farë e komunizmit e diktaturës. Sigurisht nëse ky sekt do ta njihte e pranonte Zotin, nuk do të ishte kaq mashtrues, imoral dhe i lig. Lutuni e shpërfillini të pafetë”.

Për Pampurin, ateizmi buron nga komunizmi ndërsa është e dihet që personat ateistë nuk besojnë te feja apo ekzistenca e zotit.

Ndërsa komunizmi si sistem politik nuk është i lidhur me ateizmin pasi edhe vende të tjera që janë në komunizëm lejojnë praktimikim e feve si p.sh Kuba apo edhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Ndërsa përpara rënies së murit të Berlinit, Shqipëria komuniste ishte vendi i parë që ndaloi fenë.

Por Pampuri duket se ka reflektuar ditën e sotme dhe ka ndryshuar postimin e saj duke hequr fjalinë ku provokonte ateistët.

Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Besimin në Zot ua privoi qytetarëve komunizmi dhe diktatura. Sigurisht ashtu sikurse shprehet duke cituar fjalë të Bibles e Kuranit, po ashtu nga ana tjetër është mashtrues, imoral dhe i lig. Lutuni e shpërfilleni këtë sekt të rrezikshëm, askush nuk mund t’ju privoje të drejtën për të besuar në Zot”-shkruan ajo sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *