Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, është martuar me një grua 50 vite më të re.
Mediat shqipe në Maqedoninë e Veriut, shkruajnë se myftiu kishte tërhequr më datë 9 maj 1 milionë euro kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë pa dhënë asnjë sqarim. E sot rezulton se është martuar me një vajzë të re.
Madje ka edhe foto nga kurorëzimi i martesës, që është bërë në muajin e Ramazanit.
Kjo është martesa e dytë e kreut të BFI’së, pasi gruaja e parë ka ndërruar jetë para katër vitesh.