Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se urdhri i bllokimit për fundjavën nuk i përfshin hotelet dhe madje ky shërbim nuk ka qenë i bllokuar asnjëherë, as në zonat e kuqe.
“Urdhri i kufizimit të fundjaves nuk përfshin hotelet. Hoteli ka qenë dhe është aktivitet i lejuar bashkë me shërbimet që ofron, përfshirë restorantin për klientët. Sot e çdo ditë. Në zona të kuqe e të gjelbra”- thuhet në urdhrin e Ministrisë.
Kujtojmë se urdhri i kufizimit të fundjavës nuk lejon asnjë biznes të hapur, madje as ato thelbësore si farmacitë apo ushqimoret.