Vendosni fjalën kyçe....

Panathinaikos në kërkim të mesfushorit shqiptar Basha


Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë. Pas Ergys Kaçes “jeshilët” nga Athina do të tentojnë të afrojnë në skuadrën e tyre një tjetër mesfushor shqitar që në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e kombëtares kuqezi.

Bëhet fjalë për Vullnet Bashën, vëllain e Migjen Bashës. Panathinaikos po kalon një periudhë të vështirë në aspektin financiar dhe nuk mund t’i lejojë vetes blerje të shtrenjta kështu që ka pikasur pikërisht Vullnet Bashën i cili është një opsion  i mirë për mesfushën dhe vlerësohet vetëm 500 mijë euro në merkato.

Që prej vitit 2017-të 29-vjeçari që luan si mesfushor me tipare mbrojtëse aktivizohet te Wisla e Krakovës në Poloni, ndërkohë që sëfundmi mediat polake shkruajnë për interesimin e Panathianaikos dhe gjasat janë që ky operacion merkatoje të mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët.

Basha vlerësohet si lojtar luftarak, me cilësi teknike dhe aftësi goditjeje nga distanca. Ai ka luajtur një ndeshje të vetme me kombëtaren shqiptare, në gusht 2013, në fitoren 2-0 ndaj Armenisë në miqësore, pasi mori nënshtetësinë shqiptare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *