Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sot shkon në gjyq për korrupsion dhe kjo është hera e parë në historinë e vendit që një udhëheqës aktual e bën këtë.
Netanyahu është akuzuar për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.
Kryeministri 70-vjeçar ka refuzuar thirrjet e kundërshtarëve për të dhënë dorëheqjen, ndërsa ai lufton në gjykatë lidhur me çështjet.
Kjo vjen vetëm një javë pasi ai u betua përsëri në detyrë si kryetar i qeverisë.
Por kush është Benjamin Netanyahu:
Netanyahu është i pari kryeministër izraelit i lindur në Izrael pas krijimit të shtetit të Izraelit. Netanyahu iu bashkua Forcave Izraelite të Mbrojtjes në gjatë Luftës 6 Ditëshe të vitit 1967, dhe u bë komandant i një njësie të forcave speciale Sayeret Matkal. Ai mori pjesë në shumë misione duke përfshirë Operacionin “Inferno” (1968), Operacionin “Dhurata” (1968) dhe Operacionin “Izotop” (1972) gjatë të cilit ai u plagos në sup.
Ai luftoi në Luftën e Yom Kippur në 1973 dhe arriti gradën e kapitenit. Netanyahu shërbeu si ambasador i Izraelit në Kombet e Bashkuara 1984-1988, anëtar i Partisë Likud, dhe ishte kryeministër nga qershori 1996 deri në korrik 1999. Netanyahu ishte Ministri i Jashtëm (2002-2003) dhe Ministrin e Financave (2003-gusht 2005) në qeveritë e Ariel Sharonit, por ai u largua për arsye të mosmarrëveshjeve në lidhje me Planin e mosangazhimit në Gaza.
Ai është vëllai i komandantit të Forcave Speciale të Izraelit Yonatan Netanyahu, i cili vdiq gjatë një mision shpëtimi, dhe Iddo Netanyahu, një shkrimtar izraelit dhe dramaturg.
Ai mori udhëheqjen e Partisl Likud më 20 dhjetor 2005. Në zgjedhjet e 2006, Likud pati rezultat të dobët, duke fituar dymbëdhjetë vende në Kneset(Parlamenti i Izraelit). Në dhjetor 2006, Netanyahu u bë zyrtarisht kreu i opozitës në Kneset dhe Kryetar i Partisë Likud. Në gusht 2007, ai mbajti udhëheqjen e Likud duke mundur Moshe Feiglin në zgjedhjet partiake.
Pas zgjedhjeve parlamentare të 10 shkurtit 2009, në të cilat Likud u vendos si parti e dytë dhe e para e krahut të djathtë, Netanyahu formuloi një koalicion qeverisës.
Që nga dhjetori i vitit 2016, Netanyahu ka qenë nën hetim për korrupsion nga policia dhe prokurorët izraelitë. Më 21 nëntor 2019, ai u akuzua për akuzën e shkeljes së besimit, ryshfetit dhe mashtrimit. Për shkak të akuzës, Netanyahu kërkohet me ligj që të heqë dorë nga të gjitha postet e tij të ministrore përveç pozicionit të kryeministrit.