Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, sqaroi pse janë marrë këto masa deri më tani lidhur me epideminë e shkaktuar nga SARS-COV2 dhe ato që do merren deri pas 1 qershorit.
“Duke nisur nga e hëna, 1 qershor do të hapim kufijtë tokësor për të gjithë shqiptarët. Por nuk do të hapim plazhet. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë hapur plazhet””-tha Rama.
Kryeministri tha se nga 1 qershori do hapen plazhet vetëm për hotelet, ndërsa nga data 10 për të gjithë.
“Do hapim plazhet pas 1 qershorit për hotelet dhe më datë 10 qershor për të gjithë qytetarët. Fundjava pa makina do të mbetet edhe dy javë. Deri në fund të muajit do të hapim transportin publik, por pjesë – pjesë. Shumë shpejt do të publikojmë planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike. Duam që vitin e ardhshëm të shënojmë ecje përpara. Do të nisim edhe transformimin social e urban në zona si Durrësi, Thumana, Shijaku etj. Duam të mbyllim aeroportin e Vlorës, Sarandës. Do kemi nisur punën në terren edhe në Lezhë, në disa zona të Vlorës. Duhet durim dhe besim. Ne nuk jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Shqipëria është bërë vend më i respektuar nga se ishte më përpara”- u shpreh Rama.
Lidhur me orarin e kufizimeve, Rama tha se do jetw java e fundit pwr Tiranwn dhe zonat e tjera ndwrsa fundjava do mbetet pa makina.
“Kjo do jetë java e fundit e kufizimit të orareve në Tiranë dhe në zona të tjera, ndërsa fundjava do mbetet pa makina”-përfundoi kreu i ekzekutivit.