Vendosni fjalën kyçe....

Sot Fitër Bajrami, si e falën shqiptarët namazin (FOTO)


Sot është Fiter Bajrami dhe besimtarët myslimanë në gjithë botën falën Namazin, po ashtu edhe në Shqipëri.

Por këtë vit kjo festë u festua në kushte jonormale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kështu, ndryshe nga vitet e kaluara, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk ka qenë vendi ku janë mbledhur mijëra besimtarë.

Në zonat e kuqe u tha se nuk do të lejohet asnjë aktivitet dhe falja u krye nën protokollet shëndetësore të sigurisë.

Në disa xhami kryesore në Tiranë dhe Durrës, namazi i Fiter Bajramit është falur duke zbatuar rregullat e distancimit social. Në disa qytete si Berati, falja e namazit është bërë me dy grupe për shkak të numrit të madh të besimtarëve. 

Por në Durrës siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, qytetarët janë falur në shesh duke ruajtur distancën prej 1.5 metrash. Disa prej tyre kanë mbajtur veshur dhe maska. Por ka pasur mjaft raste kur kjo distancë është shkelur.

FOTO NGA DURRËSI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *