Kohët e fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa teori konspirative, sikur aktorja Hilary Duff është e implikuar në veprimtari të jashtëligjshme sikurse është “trafikimi i fëmijëve” dhe “pedofilia”.
Një ndër akuzat siç shkruan “Daily Mail” është se Duff është përpjekur të shesë djalin e saj Luca, që e ka me ish-burrin Mike Comrie.
Aktorja i është përgjigjur këtyre teorive përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka cilësuar akuzat ndaj saj si të pështira.
“Të gjithë janë mërzitur këto kohë e di. Por kjo është me të vërtetë e pështirë. ..kushdo që e ëndërroi këtë dhe e vendosi këtë mbeturinë në univers duhet të bëjë një pushim nga telefoni i tij/saj i mallkuar. Ndoshta gjeni një hobi.”– shkruan Duff.
Ajo tregon se e gjitha kjo nisi vetëm pse ajo kishte publikuar një video të pafajshme të djalit të saj Luca, ku ai shfaqej nudo. Ajo u detyrua më pas ta fshinte videon.
Këngëtarja e popit dhe aktorja u bë nënë për herë të parë në vitin 2012, kur erdhi në jetë djali Luca Cruz Comrie, kur ajo ishte ende e martuar me Mike Comrie.
Dyshja u ndanë vite më vonë, dhe Duff paraqiti kërkesën për divorc në 20 shkurt 2015. Ajo tanimë është bërë edhe me vajzë në vitin 2018, me burrin e saj të ri, Mattheë Koma.