Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti i Kembrixhit vendos ta zhvillojë mësimin online edhe vitin e ardhshëm akademik


Universiteti i Kembrixhit ka vendosur të zhvillojë të gjithë mësimin online për vitin e ardhshëm akademik, deri në verën e vitit 2021.

Lajmi u konfirmua ditën e martë nga universiteti, sipas Shoqatës së Shtypit në Mbretërinë e Bashkuar.

Universiteti i Kembrixhit, është universiteti i parë britanik që ka marrë këtë vendimin për vitin e ardhshëm akademik 2020-2021.

“Universiteti po përshtatet vazhdimisht me ndryshimin e këshillave që po jepen gjatë kësaj pandemie. Duke pasur parasysh që ka të ngjarë që distancimi social do të vazhdojë të kërkohet, universiteti ka vendosur që nuk do të ketë leksione ballë për ballë gjatë vitit të ardhshëm akademik.”– tha një zëdhënës i universitetit, citon CNN.

Leksionet në auditor pritet të rifillojnë përsëri pas verës së vitit 2021, por mund të krijohen edhe grupe më të vogla mësimi më herët nëse kjo do të jetë e sugjerueshme nga mjekët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *