Vendosni fjalën kyçe....

Vodhën miliona lekë brenda “Range Roverit”, dy të arrestuar në Tiranë


Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë, pasi akuzohen se kanë grabitur një shumë parash në një automjet “Range Rover” në zonën e “Komunës së Parisit”.

Dy personat me inicialet D. H., 27 vjeç, dhe G. K. 44 vjeç, sipas policisë kanë vjedhur rreth 200 milion lekë të vjetra dhe 50 mijë franga zvicerane.

Detajet e Policisë: 

Zbardhet në kohë rekord vjedhja e një shume të madhe parash në automjetin e shtetasit F. B.

Identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të marrë nga shtetasi F. B., se më datë 22.05.2020, rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën per zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e  autorëve.

Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.

Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni”, u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht:

H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

  1. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e  provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *