Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku është vrarë një djalë i ri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”.
Ndaj 25-vjeçarit të identifikuar si Kristjan Breshanaj është qëlluar 5 herë me armë zjarri.
Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në Vlorë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.
Jo shumë larg vendit ku u krye vrasja, policia ka gjetur një automjet të djegur, në brendësi të të cilës u gjet edhe arma e zjarrit.
I ndjeri është djali i një mjeku reminator në spitalin e Vlorës.
Për ngjarjen janë shoqëruar rreth 14 persona, që mund të kenë dijeni për konfliktet që mund të ketë pasur viktima. Viktima ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit.