Puna në minierën më të thellë të arit në botë është ndalur pasi 164 punonjës kanë rezultuar me koronavirus.
BBC shkruan se Miniera Mponeng në Afrikën e Jugut, rifilloi operacionet muajin e kaluar pasi u mbyll në muajin mars si pjesë e bllokimit kombëtar për shkak të pandemisë.
Miniera kishte funksionuar me kapacitet 50%, por disa punëtorë kanë ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë e tyre.
Kompania tha se 650 punëtorë ishin testuar pasi u zbulua një rast javën e kaluar. 164 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe kompania është detyruar të ndalë punën.
Shumica e atyre që rezultuan pozitivë nuk shfaqnin simptoma. Në Afrikën e Jugut 21,343 persona kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë. Miniera e Mponeng, rreth 75 km në jug-perëndim të Johanesburg, shtrihet deri në 4 km nën sipërfaqen e tokës.