Vendosni fjalën kyçe....

A kanë arkitektët detyrime morale? Kur Ingels refuzonte të punonte me autokratë


Historia e Shembjes së Teatrit Kombëtar ka treguar se sa pak rëndësi ka fjala e Shoqërisë Civile e madje dhe e presidentit të vendit, apo dhe e pritjes së përfundimit të një procesi në Gjykatë Kushtetuese, kur kryeministri i vendit e ka ndarë mendjen për diçka dhe madje plani i tij është mbi 20-vjeçar.

Por sot do ndalemi te arkitektët që pranojnë të punojnë në projekte ku është e diskutueshme prona ku do ndërtohet, kur prapa saj qëndron një histori, e ku do të ketë plot kundërshtime. Në këtë rast Bjarke Ingels.

Mbase ai kur ka pranuar të japë projektin e tij për Teatrin e Ri Kombëtar, nuk e ka ditur se sa protesta do të ketë për këtë, se çështja do të çohej në një Gjykatë Kushtetuese jo funksionale, në SPAK, e madje edhe nga presidenti.

Para 10 vitesh në SHBA dhe Europë kishte shumë diskutime lidhur me këtë bashkëpunim të politikanëve me artkitektët. Arkitektët ndahen kur bëhet fjalë për të punuar me liderë të vendeve autokratike, ku ka shumë korrupsion dhe shumë probleme lidhur me zbatimin.

Daniel Libeskind është një nga arkitektët më të njohur në botë, projektues i Muzeut Hebraik të Berlinit, shtesave të reja të Muzeut të Artit Denver dhe masterplanit të hershëm për sitin e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Siç shkruan FP, në vitin 2008 ai mbajti një fjalim në Belfast, ku i kritikoi arkitektët e gatshëm për të ofruar shërbimet e tyre për regjimet totalitare.

“Unë mendoj se arkitektët duhet të mbajnë një qëndrim më etik. Më shqetëson kur një arkitekt ka dorë të lirë për të vepruar … Ne nuk e dimë nëse ka pasur një proces publik mbi pronën, kush e zotëron këtë pronë, këtë shtëpi, këtë tokë?”

E pse foli Libeskind për këtë? Sepse tema ishte bërë e pashmangshme. Për vite me radhë, emrat më të mëdhenj në arkitekturë shkonin në vendet ku procedurat demokratike janë një fenomen i rrallë.

E ai e kishte fjalën në veçanti për Kinën, e cila ishte kthyer si një magnet për arkitektët për shkak të bumit të madh të ndërtimeve.

Nuk është mister pse arkitektët e gjejnë veten në një marrëdhënie ekuivoke me pushtetin. Ata nuk mund të punojnë pa të. Çdo ndërtesë e madhe, qoftë në Manhattan, Dubai, apo Singapor, është një triumf i vullnetit të klientit – qoftë ai klient është një zhvillues, një drejtor muzeu, ose një qeveri autoritare. Ajo që preferojnë arkitektët janë klientë të patrembur, që japin shumë para dhe qeshin përballë opozitës lokale.

Një herë e një kohë edhe Bjarke Ingels ndante të njëjtin mendim me Libeskind. Në vitin 2009, studioja e tij madje kishte fituar një konkurs për të dizenjuar bibliotekën e re kombëtare të Kazakistanit. Por ndodhte që Biblioteka ishte e sponsorizuar nga presidenti i vendit, Nursultan Nazarbayev. Ai kritikohej për një regjim brutal dhe të korruptuar, ku opozita ishte e shtypur dhe ai i merrte miliardat për vete. Dhe Bjarke Ingels u tërhoq duke mos pranuar të punojë me të. Por sot, a e priste Ingels të kishte kaq probleme për Teatrin Kombëtar në Shqipëri? Dhe çfarë ka ndryshe në këtë rast?

Projekti i Ingels për Librarinë

Idetë e Libeskind dhe Ingels për “Ground Zero”

Zero Ground më parë përdorej si një term për të përshkruar vendin e një shpërthimi bërthamor dhe më vonë u përdor për t’iu referuar pikës së një ngjarjeje dramatike ose të dhunshme. Nju jorkezët filluan të thërrasin Qendrën Botërore të Tregtisë “Ground Zero” menjëherë pas shkatërrimit të kullave binjake ku u vranë gati 3,000 njerëz më 6 shtator të vitit 2011.

Libeskind thotë se modeli i tij u përpoq të zgjidhë dy pikëpamje kontradiktore. Ai dëshironte të shënonte vendin ku aq shumë njerëz u vranë dhe vdiqën dhe në të njëjtën kohë, ai mendonte se modeli duhet të jetë “diçka largpamëse, optimiste, emocionuese”.

Propozimi i tij do ta linte Ground Zero dhe themelet e Kullave binjake të zbuluara, siç thotë ai: “tokë e shenjtë”. Një vendkalim i ngritur do të rrethonte vrimën e thellë 70 metra.

Memoriali i “Ground Zero”

Ndërtesa kryesore e krijimit të Libeskind do të ishte një kullë e hollë që do të ngjitej më lart se Kullat Binjake dhe do të bëhej, ndërtesa më e lartë në botë.

“Por çfarë do të thotë kjo?” thotë Libeskind. “Ju mund të keni ndërtesën më të lartë një ditë, por vjen dikush tjetër që ka ndërtuar një tjetër akoma më të gjatë ditën tjetër. Kështu që unë zgjodha një lartësi që ka kuptim. “ Ai e vendosi kullën e “One World Trade Center“ në 1776 këmbë të lartë, numër që simbolizon vitin e shpalljes së pavarësisë së Amerikës. 

Simbolika që përdor Liebeskindi nuk është e kuptueshme për të gjithë dhe kritikuesit e tij e akuzojnë se si i ngarkon projektet e veta me teori dhe simbolikë të pakuptueshme për përdoruesit e këtyre ndërtesave.

 

Me kalimin e viteve ka pasur mjaft ndryshime me planin, ka patur debate midis arkitektëve, por në një intervistë me Huffington Post, Libeskind thotë: “Jam shumë i lumtur që kam patur mundësi të krijoj një pjesë të këtij qyteti”.

Dhe megjithëse ai nuk është përgjegjës për krijimin e ndonjë ndërtese individuale siç ishte menduar, ideja e tij thelbësore ka mbetur dhe është aplikuar dhe nga arkitektët e tjerë. Sqarim: Dizenjuesi i Memorialit Ground Zero të Qendrës Botërore të Tregtisë ishte arkitekti izraelito-amerikan Michael Arad i firmës Handel Architects, me qendër në New York dhe San Francisko.  Dizajni është në përputhje me masterplanin fillestar nga Daniel Libeskind, i cili bëri thirrje që memoriali të ishte 30 këmbë (9.1 m) nën nivelin e rrugës — fillimisht 70 këmbë (21 m) në një shesh.

 

Po të ishte për arkitektin Bjarke Ingels, i gjithë siti i sulmeve të 11 shtatorit do të ishte rilindur krejt ndryshe. Ai thotë se do t’i kishte rindërtuar kullat binjake sikurse ishin.

“Pas 11 Shtatorit, mendimi im ishte thjesht të ndërtoja përsëri kullat ashtu si ishin”- tha Ingels për Daily News para pak vitesh. “Ato ishin një pjesë kaq e madhe e identitetit të Manhattan-it”.

Sigurisht, asokohe kur ishte vetëm student Ingels nuk mund të vendoste në atë kohë e as të jepte mendimin e tij. Sot Ingels është një nga arkitektët e përzgjedhur për rindërtimin e pjesshëm të sitit. Ishte manjati i mediave Rupert Murdoch që i kërkoi Ingels të ridizejnonte kullën e tij.

Projekti i Ingels i zbuluar në vitin 2015 për Qendrën Botërore të Tregtisë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *