Amerikanët janë mbledhur në plazhe dhe liqene për fundjavën e Ditës së Përkujtimit, shpesh duke ndaluar kufizimet e vendosura nga shtetet lidhur me Covid-19.
Në Florida, policia shpërndau një grumbullim të paautorizuar të qindra njerëzve në Daytona Beach.
Në Misuri, baret në Liqenin e Ozarks ishin mbushur me të rinj të cilët shkelnin rregullat e distancimit shoqëror.
Shefja e TASK FORCËS amerikane kundër koronavirusit, Deborah Birx, tha se ajo ishte ‘shumë e shqetësuar’ pasi pa skena të tilla.
“Ne me të vërtetë dëshirojmë të jemi të qartë gjatë gjithë kohës që distancimi shoqëror është absolutisht i rëndësishëm. Dhe nëse nuk mund të distancoheni dhe jeni jashtë duhet të vini një maskë,’ tha Birx në televizionin ABC.