Dy artistë zviceranë i këndojnë Teatrit Kombëtar në Tiranë, që u shemb më 17 Maj. Kënga me titull “Atë natë të shtune, përse?” – është publikuar në Youtube mbrëmjen e kaluar dhe ka marrë 2,836 shikime deri tani.
Marco Zappa dhe vajza e tij Daria Zappa këndojnë në italisht me dhimbje për Teatrin e shqiptarëve, e madje dy vargje i thonë edhe në shqip: “Se bëri tërmeti, e bëri Pushteti!”
Në tekstin e këngës, artistët thonë se u shkatërrua në mënyrë të pabesë historia. Marco Zappa është shprehur edhe më parë në mbrojtje të Teatrit dhe duket se pas goditjes që mori në orën 04:00 të mëngjesit të 17 Majit, ka vendosur ta përkthejë në një këngë gjithë përjetimin e tij, por edhe të qëndrestarëve që kanë protestuar për më shumë se 2 vite rresht që kjo ditë të mos vinte.
KËNGA
ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?
E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!
Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?
Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti
Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?
Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm
Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.
Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.
Përse? Përse? Përse?
Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti
Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?
Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar
Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit
Përse? Përse? Përse?
E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri
Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte
Fikët një qiri
Fikët një flakë!
Që na jepte jetë të gjithëve … ne!