Vendosni fjalën kyçe....

Atleti iranian arrestohet pse u puth me të dashurën dhe nxori fotot


Disa foto i kanë kushtuar shtrenjtë një çifti në Teheran. Policia e Iranit konfirmoi se ka arrestuar dy atletë, Alireza Japalaghy dhe një grua, emri i së cilës nuk është publikuar, pasi ata ishin fotografuar duke u puthur në majë të një ndërtese.

Çifti i ri akuzohen për kryerjen e “veprave të turpshme” në publik. Autoritetet iraniane fillimisht thanë se kanë arrestuar atletin dhe se edhe vajza “do të arrestohet së shpejti” për shkeljen e kodit të veshjes së Republikës Islamike, i cili lejon gratë të lënë zbuluar vetëm fytyrën, duart dhe këmbët.

Njerëzit kanë reaguar ashpër pas kësaj, duke ngritur pyetje se si policia mund të jetë kaq e shpejtë në kapjen e atyre që puthen, krahasuar me ata që kryejnë krime të tilla si: korrupsioni financiar, kur vendi vuan nga sanksionet ndërkombëtare.

“Vajza me atletin Parkour janë arrestuar … Uroj që të ketë pasur ndonjë qëllim për të luftuar dhe korrupsionin ekonomik”- shkruante nëj përdorues.

Ndërsa të tjerë kultuan sulmet me acid që janë bërë ndaj grave para disa vitesh në Isfahan. Askush nuk u arrestua kurrë për ato sulme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *