Diplomati më i lartë i Bashkimit Evropian ka bërë thirrje që blloku të ketë një “strategji më të fortë” drejt Kinës, mes shenjave se Azia po zëvendëson SHBA-të si qendër e fuqisë globale.
Shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, u tha ambasadorëve gjermanë gjatë një takimi se ‘analistët kanë folur prej kohësh për fundin e një sistemi të udhëhequr nga Amerika dhe ardhjen e një shekulli aziatik.’
“Kjo tani po ndodh para syve tanë,” tha ai.
Borrell tha se pandemia mund të shihet si një pikë kthese në ndërrimin e pushtetit nga Perëndimi në Lindje dhe se për BE-në “presioni për të zgjedhur palët po rritet”.
Ai tha se blloku 27-kombësh “duhet të ndjekë interesat dhe vlerat e tij dhe të shmangë instrumentalizimin nga njëri ose tjetri.”