Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Komisionerët në votime të monitorohen me kamera


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, zbuloi disa nga kërkesat që mund të pasqyrohen në ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

Bylykbashi i cili është edhe anëtar i Këshillit Politik për zgjedhoren, përsëriti se duhet që para zgjedhjeve të formohet qeveri tranzitore në mënyrë që të garantohet neutraliteti në zgjedhje.

Sa herë ka zgjedhje parlamentare ne kemi qeveri që nuk i kanë kryer të gjitha detyrat. Qeveria tranzitore do garantonte neutralitetin në zgjedhje në mënyrë që qeveria të mos fusë duart tek votat. Ne kemi parë që duke bërë ndryshime në Kodin Penal në vitin 2017. Nëse Rama është në gjendje të bëj presion . Presioni i qeverisë është shumë i fortë, një rol kompresor që shpartallon çdo lloj barriere ligjore. Ajo që ne themi është që qeveria rri jashtë procesit zgjedhor. Përpiqemi që numërimi i votave të jetë i pastër dhe i thjeshtë. Ka një rekomandim nga OHDIR për depolitizimin e administratës publike. Nuk do ta thoshte nëse nuk do ta dinte që administrata është e politizuar. Në mënyrë definitive ne shitblerjen e votave do ta çojmë edhe në SPAK. Doja të fokusohesha tek bazat e procesit të votimit. Ne na cënohet liria dhe sekreti i votës. 

Bylykbashi shtoi se në qendrat e votimit të vendoset një kamer e cila do monitorojë komisionerët dhe jo votuesit.

“Votuesit futen me frikë në zgjedhje. Ajo që po kërkojmë të vemë janë instrumenta të qartë që të garantojë këtë pjesë. Ne kërkojmë që në qendrën e votimit të vendoset një kamera e cila nuk filmon zgjedhësit.  Kamera filmon  komisionerët në mënyrë që ata të mos t’i bëjnë presion zgjedhësve dhe mos t’i shkojnë për të shkuar tek dhoma e votimit për të parë se si votojnë. Ne kemi parë në 2019 se si komisionerët shoqërojnë zgjedhës të panumërt për t’i bërë presion. Nëse zgjedhësi do të ketë garancinë e sekretit të votës, do ta prishi votën nëse është votues i majtë”-tha Bylykbashi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *