Vendosni fjalën kyçe....

Kitaristi legjendar pëson sulm në zemër: Isha pranë vdekjes pa e kuptuar (VIDEO)


Kitaristi kryesor i grupit legjendar Queen’s, Brian May ka zbuluar se ka pësuar një sulm në zemër dhe është dërguar në spital ku i është nënshtruar një operacioni.

Mjekët zbuluan se ai kishte tre arterie të bllokuara pasi kishte ndjerë një dhimbje në gjoks, që i zgjati për rreth 40 minuta.

Për fat të mirë, artisti 72-vjeçar mbijetoi dhe tani ndodhet në gjendje të stabilizuar. Aq sa ka publikuar edhe një video në “Instagram” për të dhënë lajmin.

Muzikanti legjendar tha që ai kishte qenë “shumë afër vdekjes” pa e kuptuar.

“Në mes të gjithë sagës së dhimbjeve të shpinës, pata një sulm të vogël në zemër. Unë them i vogël, nuk është diçka që më bëri keq. Kisha rreth 40 minuta dhimbje në gjoks dhe shtrëngim. Është ajo ndjenja në krah dhe djersitje.”- thotë ai.

Doktori i muzikantit më pas e çoi në spital, ku ai bëri një angiogram, një lloj rreze X që përdorej për të ekzaminuar enët e gjakut.

Kitaristi tha se pas këtij ekzaminimi i ishte nënshtruar një operacioni, pasi mjekët zbuluan që kishte 3 artierie të bllokuara.

Tani thotë se ka dalë nga operacioni me “një zemër shumë më të fortë” dhe u sugjeron të gjithëve që janë mbi 60 vjeç të bëjnë një angiogramë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *