Vendosni fjalën kyçe....

Kriza Covid-19, qeveria gjermane i jep Lufthansas 9 miliardë euro ndihmë


Qeveria gjermane dhe kompania ajrore Lufthansa, që është goditur nga pandemia Covid-19, kanë arritur një marrëveshje paraprake me një paketë shpëtimi prej 9 miliardë eurosh, raporton Reuters.

Marrëveshja është akoma në pritje të aprovimit nga komiteti drejtues i fondit gjerman të shpëtimit, që pritet të mblidhet të hënën si dhe bordet e Lufthansas e komisioni i BE-së.

Lufthansa nuk pranoi të komentojë. Ministria gjermane e Ekonomisë tha se negociatat ishin në fazën e tyre të fundit, por ende nuk kanë përfunduar zyrtarisht.

Kompania tha javën e kaluar ishte në bisedime të përparuara për një marrëveshje që do të përfshinte qeverinë, që do merrte dy vende në bordin e saj mbikëqyrës, por vetëm duke ushtruar të drejta të plota votimi në rrethana të jashtëzakonshme.

Lufthansa ka qenë në bisedime me Berlinin me javë të tëra mbi ndihmat e mundshme. Rivalë të tillë si grupi Franko-Hollandeze Air France-KLM (AIRF.PA) dhe kompanitë amerikane American Airlines (AAL.O), United Airlines (UAL.O) dhe Delta Air Lines (DAL.N) gjithashtu kanë kërkuar ndihmë shtetërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *