Kryeministri i Malit të Zi të hënën shpalli vendin “pa koronavirus”, një lëvizje kjo e rëndësishme për industrinë e turizmit, 69 ditë pasi raportoi rastin e tij të parë dhe pas 20 ditësh pa asnjë të tillë.
“Beteja me një virus kaq të egër është fituar dhe Mali i Zi tani bëhet vendi i parë pa koronavirus në Evropë”, citohet të ketë thënë kryeministri Dushko Markoviç.
Markoviç filloi konferencën për shtyp duke hequr maskën e fytyrës.
Në fillim të marsit, republika Ballkanike prej 620,000 banorësh, e cila mbështetet në të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të saj Adriatik, me kufij dhe aeroporte dhe porte detare të mbyllura, mbylli shkollat dhe ndaloi tubimet publike dhe aktivitetet në natyrë për të frenuar përhapjen e virusit.
Në këtë drejtim, Markoviç tha që Mali i Zi do të hapte kufijtë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz.