Vendosni fjalën kyçe....

Kurti këmbëngul për zgjedhje: Po mbahen anembanë Europës, pas shëndetit të popullsisë vjen ai i demokracisë


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka këmbëngulur që vendi të shkojë në zgjedhje për t’i dhënë fund situatës në të cilën ndodhet vendi për sa i përket qeverisjes.

Në një status në Facebook ai thotë se zgjedhje po mbahen anembanë Europës e do ishte e udhës që kjo të ndodhte edhe në Kosovë.

“Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht.” – shkruan Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *