Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon sms-në e diplomatit të huaj për zgjedhjen e Xhaferllarit në Kushtetuese: Tregon ndikimin e Ramës në Reformën Zgjedhore


Presidenti Ilir Meta, në intervistën për emisionin “Opinion” publikoi mesazhin e një diplomati të huaj.

Sipas mesazhit të Publikuar nga Presidenti në “Opinion” dhe i shpërndarë për mediat edhe nga Presidenca, diplomati thotë se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.

Ky mesazhi këtu është se si funksionojnë diplomatët në Tiranë. Nuk e ka nisur me emrin e tij por në emër të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Ka qenë në takimin që unë kam pasur. Në darkë nuk i kishin të qarta opinionet. ‘Mirëmëngjesi Beni! Biseduam me Ramën në telefon dhe zyrat ligjore të SHBA dhe BE nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin. Kemi rënë dakord që kur të dalin ata të mos i bjerë të fikët Presidentit. Ramë dakord me Ramën që Marsida Xhaferllari të jetë në listën tjetër dhe Rama nuk do të përpiqet ta bllokojë”. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë me mua dhe që ishte shumë korrekt. Aty është qëndrimi i tyre”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *