Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë 7 “ekspertët” që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar


Në vitin 2018, kur bashkia e qeveria sapo kishin nisur procedurat për prishjen e Teatrit Kombëtar, për të qenë në rregull me “letrat”, Ministria e Kulturës, që asokohej drejtohej nga Mirela Kumbaro, ngriti një grup pune që përbëhej nga 7 ‘ekspertë’.

Ata do vlerësonin Teatrin Kombëtar duke dhënë në fund një vlerësim nëse duhej ruajtur apo prishur. Faqja ‘Forumi për Trashëgiminë Kulturore’ ka publikuar emrat e 7 personave që ishin pjesë e këtij grupi dhe që firmosën në fund për prishjen e teatrit, prishte që u krye ekzaktësisht 2 vjet më vonë nga vendimi i grupit të ‘ekspertëve’.

Ky grup pune drejtohej nga Ledion Lako, kandidat i PS-së në zgjedhjet e viteve 2009 e 2013. Përveç arsimit për politologji ai ka paraqitur si diplomë ekselence një kurs certifikimi si kamarier në Itali.

Grupi vendosi më 17 maj 2018 se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive që i hapi rrugën shkatërrimit të Teatrit.

Në përbërjen e grupit të bie në sy arsimimi i tyre, me asnjërin nga 7 ‘ekspertët’ që nuk e ka formimin e duhur pë të marrë një vendim të tillë.

“Qershia mbi tortë” është miratimi i këtij akti ekspertimi nga ministrja Kumbaro, që është diplomuar si mësuese për lëndën e frëngjishtes.   

Grupi i 7 ‘ekspertëve’

  1. Ledion Lako, Kryetar Komisioni; diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS më 2009, 2013. Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamarier. Në fakt, në qytetin e Durrësit të gjithë e njohin si pasticier të talentuar, sektor ku ka patur edhe sukses duke hapur 3 pasticeri të ndryshme.
  2. Herida Duro, Anëtare, Drejtore e Politika-Strategjive Kulturore – Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.
  3. Arjan Avrazi, anëtar, Drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës – Diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve;
  4. Kozeta Angjeliu, anëtare, Drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës – Diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale; me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat;
  5. Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standartizimit të Kuadrit Rregullator – diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik.” Ka kryet studimet e larta Universitare, në Fakultetin Juridik (Jo Publik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.
  6. Sofjan Jaupaj, anëtar, Këshilltar i ministres – Diplomuar “Jurist” dhe i specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.
  7. Shpëtim Shehu, anëtar, Drejtor i Buxhetimit – Diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Miratoi Akt Ekspertimin – Vlerësimin e Teatrit Kombëtar:

Mirela Kumbaro, me detyrë Ministre e Kulturës (2018) – Diplomuar “Mësuese për lëndën “Gjuhë Frëngjisht në Ciklin e arsimit 8-vjeçar” në universitetin e Tiranës.

Këto të dhëna mbi diplomimet janë bazuar mbi CV dhe biot e stafit në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.” – thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *