Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë disa foto nga kantieret e Rilindjes Urbane në disa qyteti, duke i shoqëruar me mesazhin “Gur-Gur bëhet mur”.
Ai thotë se po punohet pa pushim për projektet në fjalë.
“Kantieret e RILINDJES URBANE nga unaza e Bajram Currit në unazën e re të Konispolit, nga rruga e Thethit në Kalanë e Tepelenës dhe Lungomaren e Sarandës, nga rrugët e fshatrave të Malësisë së Madhe, Elbasanit, Beratit e Përmetit deri tek Lungomarja e Durrësit dhe me radhë, ku punohet punohet papushim për Shqipërinë që Duam” – shkruan Rama krahas fotove.