Vendosni fjalën kyçe....

Seria A propozon nisjen e kampionatit më 13 qershor


Kampionati italian po pret të mësojë datën e nisjes së ndeshjeve të mbetura të sezonit 2019-2020, teksa prej disa ditësh skuadrat stërviten në fushë, ndërsa Liga e Serisë A ka gati planin e propozimit që do ta paraqesë ditën e nesërme.

Kështu është propozuar që më datën 13 qershor të rinisë gjithçka me 4 ndeshjet që u shtynë më 23 shkurt, konkretisht Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Torino-Parma.

Më pas duke filluar që prej datës 20 qershor do të vijohet me të gjithë ndeshjet e tjera, nga java e 27 deri në të 38-ën, me shpresën për të mbyllur rregullisht në fushën e lojës sezonin 2019-2020, ashtu siç shumica e klubeve duan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *